Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime (Video)

Aktuale November 06, 2016 - 22:48

Institucionet shtetërore të Kosovës do duhet të shqyrtojnë mundësinë për masa të reciprociteti ndaj shtetit serb, në aspektin e arrestimeve të qytetarëve. Kjo duhet menduar, pasi që arrestimet e shtetasve kosovarë nga Serbia janë intensifikuar në muajt e fundit.

Anëtari i Komisionit për siguri, Zafir Berisha, ka thënë se sjelljet e Serbisë po e obligojnë Kosovën që të aplikoj masa reciprociteti jo vetëm për arrestimet, por edhe për të tjera aspekte.

Masat e mundshme të reciprocitetit ndaj shtetit serb i ka pohuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i cili ka thënë se mos reflektim i shtetit serb mund të shpjerë kah masat e reciprocitetit.