Rama e Vuçiç takohen edhe në Riga, diskutime për të afruar serbët me shqiptarët

Aktuale November 06, 2016 - 23:17

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun serb Aleksandar Vuçiç në kryeqytetin e Letonisë Riga, për të diskutuar promovimin e bashkëpunimit dypalësh, por edhe në projekte të veçanta të infrastrukturës.

Siç citohet nga mediat serbe, Vucic u shpreh para gazetarëve në Riga, se me Ramën diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, si dhe dëshirën për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

"Biseduam se si kemi gjetur interesat tona, dhe se çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe serbët dhe shqiptarët", tha Vucic.

Kryeministri Shqiptar dhe Vuçiç i cili dha këtë deklaratë, po marrin pjesë në Samitin e pestë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore (EQL) Qendrore. /Gazeta Express/