“Trumpi i Kosovës” kishte parashikuar fitoren e Trumpit të Amerikës (VIDEO)
Aktuale
November 09, 2016 - 21:08
Shumë kosovarë pritën që amerikanët për president të 45-të të shteteve të bashkuara do ta zgjedhin Hilary Clintonin, njofton Klan Kosova.
Por jo edhe Agim Bahtiri.
Kryetari i Mitrovicës qysh një vit më parë ishte i bindur se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në SHBA.
Këtë bile ia kishte thënë Hashim Thaçit derisa po bisedonin në Bruksel.