Kusari: Kemi biseduar me Vjosa Osmanin e Dastid Pallaskën që t’i bashkohen Alternativës

Aktuale November 09, 2016 - 23:45

Bashkëthemeluesja e partisë së re, Alternativa, Mimoza Kusari- Lila ka folur për emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen këtij subjekti politik.

Ajo ka zbuluar edhe negocitat që ka pasur me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Kemi bisedur me Vjosa Osmanin, mirëpo ajo për momentin është e orientuar diku tjetër”, tha ajo në RTK.

Ajo ka folur edhe për mundësinë e aderimit të Dastid Pallaskës në këtë subjekt të ri politik.

Kusari-Lila ka komentuar deklaratat e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se ka shpenzuar më shumë se 200 mijë euro vetëm gjatë fushatës elektorale.

Ajo në emisionin “Natën” në RTK ka theksuar se këto deklarata të Pacollit nuk janë të vërteta.

“Se sa para janë shpenzuar, ato janë deklaruar në KQZ. Nëse qenkan shpenzu aq para sa po thotë z. Pacolli, atëherë me këtë rast duhet të merren institucionet”, ka thënë Kusari- Lila.