Rrahim Elshani tregon pse u tërhoq nga gara për kryetar të Drenasit (Video)

Aktuale November 20, 2016 - 21:49

Qytetarët e Drenasit, nga 4 dhjetori mund të kenë një kryetar të ri. Për këtë post hyn në garë tetë kandidatë. Mirëpo, Naim Bazaj e Rrahim Elshani, anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, që kandiduan si të pavarur, u bënë pishman.

Këtë vendim Elshani thotë se e mori për të mos shkaktuar përçarje në parti, por mohon se i është bërë presion.

Ky madje kishte kërkuar që të hiqej edhe nga lista e kandidatëve. Por, kjo gjë u refuzua nga paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtesa, që kërkesën e tij e cilësoi se të vonuar.

Në këso situate ani pse do të jetë në listën e votimeve, ky tani përkrah kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin.

Këtë tërheqje nga gara të kandidateve në fjalë, Jakup Krasniqi nga Nisma që përkrah kandidatin Isa Xhemajlajn, e sheh si pazar politik.