Delawie heq dilemat e kosovarëve: Politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndryshon as me Trumpin

Aktuale November 20, 2016 - 22:40
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka hequr të gjitha dilemat e kosovarëve lidhur me politikën e jashtme që do të djegë administrata e presidentit të ri të SHBA-ve, Donlad Trump.

Në një intervistë për Zona Express, Delawie ka thënë se politika e jashtme amerikane nuk do të ndryshojë as ndaj Ballkanit e as ndaj Kosovës.

“Politika e jashtme amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme pa marrë parasysh a ka qenë një republikan apo demokrat në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk shoh asnjë arsye pse kjo vazhdimësi të mos vazhdojë në të ardhmen”, ka thënë Delawie.