Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale i nënshtrohen ndryshimeve

Aktuale November 21, 2016 - 21:56

Të martën në mëngjes zhvillohet takimi i parë i grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, i organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në këto punime do të marrë pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur Presidenca nëpërmjet një njoftimi.

Ndër punët e para që Thaçi kishte përmendur se do t’i inicionte sapo qe ngjitur në krye të shtetit ishin ndryshimet në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale.

Njoftimi i plotë: 

Ju njoftojmë se nesër (e martë), në orën 09:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.