Danezët që duan të 'instruktojnë' Ushtrinë e ardhshme të Kosovës (Video)

Aktuale November 22, 2016 - 20:33

Akademia East Bridge nga Danimarka, është prezente në Kosovë me qëllim të dhënies së kontributit të saj në transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

Drejtori i këtij institucioni John Skovbo, ka thënë që do të mbajnë ligjërata, se si duhet të mbrohet apo të sulmohet një hapësirë e caktuar, e gjithë kjo me qëllimin e mësimit si të mbrohemi më mirë.

East Bridge Akademia, nuk ka ende një marrëveshje me Ministrinë e Forcës së Sigurisë për ti ofruar kësaj të fundit, shërbimet e saj, ndërsa kanë nisur bisedimet mes palëve, përfshirë këtu edhe amerikanëve, që të arrihet një ujdi.