Kandidati i Nismës për Drenas i bën thirrje PDK-së: Mos m’i vidhni votat! (Video)

Aktuale November 22, 2016 - 22:24

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka folur për fushatën e zgjedhjeve parakohshme në këtë komunë.

Ai ka thënë se përkundër faktit që deri më tani Drenasi ka qenë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës dhe fitorja e tyre në këtë komunë ka qenë gjithmonë e pakontestueshme, ai është i bindur se tani është koha që kjo të ndryshojë.

Sipas Xhemajlajt, qytetarët e Drenasit nuk do të votojnë më për emblemat, siç kanë bërë deri më tani, por do të votojnë për kandidatin.

Kandidati i Nismës është i sigurt që do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh dh ka vetëm një kërkesë publike: të mos ia vjedhin votat. /Express/