Isufi: Mafia e shtetit vjedhjet i bën si në filmat aksion (Video)

Aktuale November 22, 2016 - 22:26

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka vlerësuar se shteti i Kosovës është devalvuar tërësisht.

Sipas tij, ky devalvim dëshmohet me vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezit.

“U vjedh në shtëpinë plot policë. Vjedhja bëhet përbrenda me hup gjurmë. Kjo ka ndodhur në dhomën e dëshmive”, ka thënë Isufi në televizionin Rrokum. 

“Këto vjedhje ndodhin si në filma aksion sepse janë të lidhura me mafien e shtetit”, është shprehur Isufi.