Mjeku nga Kandaja rrëfen për varrezat masive të luftës në Kosovë

Aktuale November 23, 2016 - 21:25

Brian Honeybourn është veterani kanadez i cili ka punuar si hetues i vrasjeve të pazgjidhura në shtetin e tij, Kanada.

Pjesa tjetër e karrierës së tij e ka gjetur si punonjës i mjekësisë ligjore në Kosovë, i autorizuar nga NATO-ja për të hetuar krimet e luftës të kryera në Kosovë.

“Pas bombardimeve kur NATO kishte hyrë në Kosovë, forcat e armatosura kanë gjetur prova të varrezave masive dhe gjenocid. Ata nuk ishin të pajisur për t’u marrë me këto.”, ka rrëfyer Brian Honeybourn, për thememoryproject, përderisa ka treguar se si është ftuar për të ardhur në Kosovë, si mjek ligjor.

Edhe pse ishte në përfundim të karrierës së tij ai kishte vendosur për të ardhur në Kosovë, në mënyrë që të kontribuoj nga përvoja e tij për të hetuar krimet e bëra në Kosovë, raporton Insajderi.

“Në fillim ne kemi kryer 55 autopsi në terren dhe kemi hetuar disa krime duke zbuluar një varr masiv ku ka pasur 20 njerëz në të. Në bërjen e 55 autopsive në terren, ne kemi qenë të suksesshëm duke rezultuar me identifikimin e rreth 53 viktimave”, rrëfen Brian Honeybourn për punën e tij në Kosovë.

Pas gjetjes së trupave të të vdekurve, ishte në përgjegjësinë e tij për të identifikuar eshtrat e kufomave.

Ai këtë e kishte bërë me ndihmë e popullatës në  Kosovë, duke identifikuar kufomat në bazë të veshjes së tyre, apo gjërave të tjera që ata kishin në trupin e tyre si orët, unazat apo edhe parat dhe se “kishte aq shumë njerëz të pagjetur që të afërmit, miqtë dhe fqinjët donin të vijnë në skenat ku ne ishim duke i hapur varret dhe at më jepnin mua me një përshkrim të viktimës që mund të çojë në identitetin e tyre. Në thelb ky ishte funksioni im.”

Ai ndjehet krenarë për punën e bërë në Kosovë dhe thotë të ketë ndihmuar shumë popullatën, për punën e bërë ai thotë se Kanada duhet të mbaj kokën lart, pasi jo të gjithë kanë bërë atë  që shteti i tij ka bërë pasi që ai thotë se  një ekip i ishte kërkuar për tu larguar.

“Ne kemi ndihmuar shume popullatën atje dhe mendoj se Kanadaja do të mund të mbajë kokën e saj shumë lartë në atë që kemi bërë dhe mënyra profesionale në të cilën ne e bëmë atë. Por unë nuk mendoj se të gjitha ekipet kanë bërë këtë. Në fakt, unë e di një rast kur një ekip është kërkuar të largohet.” vazhdon në rrëfimin e tij Honeybourn.

Rrëfimin e tij në fund Brian Honeybourn e përmbyll me krenarin për Ushtrinë Kanadeze, pasi që sipas tij ata nuk kanë punuar në kushte të volitshme dhe me orar të tej zgjatur. /Insajderi.com