Masat e reciprocitetit të Kosovës kundrejt Bosnjës

Aktuale November 24, 2016 - 20:25

Disa qytetarë të Republikës së Kosovës kanë mbetur me orë të tëra në Mërdare pasi që nuk janë lejuar të kalojnë kufirin e Kosovës me targa të Bosnjës.

Të gjitha ata janë shtetas të Kosovës por që punojnë me vite të tëra si furrtarë në Bosnje ose kanë biznese të tjera atje.

Por Kosova ka ndërmarr një masë reciprociteti ndaj Bosnjës pasi që me targa të Kosovës nuk mund të kalohet në atë shtet.

Në fund, është marr vendimi që ata qytetarë të lejohen të kalojnë pasi që nuk kanë qenë të informuar për atë masë./Klan Kosova/