MPJ ruse: 'Shtetësia e Kosovës' ka karakter artificial

Aktuale November 24, 2016 - 20:35

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme, Maria Zakharova, tha sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar "me vështirësi të mëdha" me shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të popullsisë jo-shqiptare në Kosovë dhe me rastet e reja të dhunës kundër serbëve.

Zakharova në një konferencë për shtyp, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar me “vështirësi të mëdha”.

“Absolutisht nuk është duke vazhduar me çështjen kyçe – Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se autoritetet e Kosovës nuk po i kryejnë detyrimet e veta si duhet”, tha ajo.

Zakharov gjithashtu tha se “shtetësia e Kosovës” ka karakter artificial, raportet TASS, transmeton lajmi.net.

Ajo kujtoi se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, më 16 nëntor ka konstatuar se situata në Kosovë është e paqëndrueshme.

“Mungesa e sundimit të ligjit, kriza e vazhdueshme e brendshme politike dhe emigrimi i vazhdueshëm i popullsisë janë tregues të fuqishëm se shtetësia e Kosovës ka karakter artificial dhe është jo e qëndrueshme”, ka thënë Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Duke i përfshirë të gjitha këto, ajo shtoi, se nuk është për t’u habitur për shkallën e ulët të kthimit të të zhvendosurve.

Hapa të tillë të paligjshme mund të kontribuojë në mospajtim ndëretnik, tha Zakharova.

“Disa vjet më parë e gjithë bota perëndimore, BE-ja, SHBA-ja ka qenë në ballë të procesi të, shkëputjes së Kosovës nga Serbia. Kjo ishte bërë nën moton “Kosova është vendi i mundësive”, vuri në dukje ajo.

Zakharov kujtoj disa herë debatin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku tha se, atje kanë bërë “gjithçka që është mundur” për të bërë një vendim në kundërshtim me normat ligjore, në krahasim me kërkesat legjitime të qeverisë serbe.

“Këto kërkesa nuk janë futur askund. Dhe pastaj ata mendonin se me ndihmën e propagandës, do mund ta krijonin imazhin e “vend i mundësive”. Ata nuk patën sukses”, përfundoi Zakharova.