Sheshel, i preferuari i serbëve për President

Aktuale November 25, 2016 - 23:13

Në vitin 2017 në Serbi do të mbahen zgjedhjet për president të shtetit dhe sipas një sondazhi online të gazetës serbe Kurir, i preferuari i padiskutueshëm i serbëve është Lideri i Radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel.

Rezultati i sondazhit, që po vazhdon, ka qenë shokues për shumë kë, pasi Sheshel është edhe para Presidentit aktual, Tomislav Nikoliq e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq,  njofton Klan Kosova.

Madje, Sheshel prinë në votimin online edhe në raport me kryeministrin serb dhe politikanin më të pëlqyer në Serbi, të paktën sipas zgjedhjeve të fundit, Aleksandër Vuçiq.

Votata për Vuçiq besohet se nuk janë dhënë, pasi që dihet se ai nuk e ka ndërmend të lëshojë pozitën e të parti të Qeverisë për të garuar për Presidencë, por deri në fund të votimit pritet që të ketë një duel në mes të Sheshel e Nikoliq.