Shqipëria do ta ndihmojë FSK-në të bëhet Ushtri

Aktuale November 26, 2016 - 19:39

Ministri i Forcës  së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli e ka pritur në një takim homologen e tij nga Shqipëria, Mimi Kodhelin.

Ajo pas takimit me Demollin ka thënë se Shqipëria e mbështet shndërrimin e Forcës së Sigurisë në atë të armatosur.

“Ndihma jonë nuk do të mungojë në shndërrimin e FSK-së, në ushtri të Kosovës”.

Demolli dhe Kodheli poashtu kanë biseduar edhe për çështjen e integrimeve euroatlantike.