Lekaj kërkon unitet mbarëshqiptar këtë 28 Nëntor

Aktuale November 26, 2016 - 22:18

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u ka uruar të gjithë shqiptarëve ditën e flamurit, 28 Nëntorin.

Ai ka kujtuar se 28 Nëntori shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Lekaj ka thënë se duhet qenë të pandarë dhe unikë për të punuar në të mirën e vendit duke i ruajtur vlerat e së kaluarës për një të ardhme të sigurt.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në prag të datës së madhe, 28 Nëntorit shqiptar, ju uroj të gjithëve për këtë ditë, e cila përveçse simbolizon shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dita e prezantimit publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pra, kjo datë nënkupton unitet për popullin shqiptar, kudo ku jetojnë e veprojnë!

Unikë e të pandarë me mendje, më zemër e me vepra për të mirën e kombit tonë, që t’i bëjmë ballë furtunave të kohës, duke mbrojtur vlerat tona të së kaluarës për të pasur të ardhme të sigurt.

Urime, 28 Nëntori!

Lavdi të gjithë heronjve – dëshmorë të kombit!