Kandidatët në Drenas dalin me deklaratë të përbashkët

Aktuale November 26, 2016 - 23:27

Katër kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovës, Vehbi Berisha nga partia FJALA, Xhavit Drenori kandidat i pavarur dhe Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e re, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për medie në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtarët e e lartë publik si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake.

Ata përmes një deklarate të përbashkët  d u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas.

Në Drenas është caktuar që më 4 dhjetor të mbahen zgjedhjet për kryetar të ri të këtij qyteti.

Kjo është deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, sot së bashku me tre kandidatet tjerë ku jemi në garë për të parin e Komunës së Drenasit nënshkruam një deklaratë të përbashkët në lidhje me keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe publike nga zyrtaret e lartë publik si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete politike dhe partiake. Njëkohësisht nëpërmjet kësaj deklarate iu bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të reflektojnë karshi kësaj dukurie e cila po shkakton presion publik ndaj votuesve në Drenas.

Image