Nxehet 'beteja' për Drenasin, Jakup Krasniqi i reagon ashpër Kadri Veselit

Aktuale November 28, 2016 - 20:56

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën i është përgjigjur Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së, i cili tha se “disa janë bashkuar me djallin për ta mposhtur PDK-në në Drenas”.

Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

Vërtetë dikush është bashkuar me djallin, por kush?!

Dikush u bashkua me djallin për t’i dënuar Ushtarët e Lirisë. Në vend që ata dekoroheshin!

Dikush u bashkua me djallin për ta votuar një gjykatë që do ta dënoj vetëm një etni!

Një gjykatë që do të vazhdoi dënimin e Kryevlerës Kombëtare – UÇK-së!

Dikush u bë bashkë me djallin për të sjellë më shumë Serbi në Kosovën e Pavarur.

Dikush u bë bashkë me djallin për të falur mbi 8200 hektarë tokë stërgjyshore!

Vërtetë, kush është djalli dhe pse bëhen bashkë djajtë?!