Bora bllokon rrugën Mavrovë-Dibër

Aktuale November 28, 2016 - 23:45

Pas reshjeve të borës në rrugët që të shpijnë në Mavrovë, Lidhja Automoto e Maqedonisë ka vendosur që të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.

Ndalesa është vendosur nga ora 21 e 15 minuta dhe nuk dihet se deri kur do të vazhdojë.

Nga LAMM njoftojnë që të kenë kujdes vozitësit që kalojnë në këtë rrugë.

Image