Kandidati i LDK-së për Drenas: PDK është parti mafioze

Aktuale November 30, 2016 - 19:18

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika e ka cilësuar si parti mafioze PDK’në.

Nika ka thënë se kjo parti kohë më parë i ka montuar tij një proces gjyqësor.

“Ai ka qenë vendim mafioz nga grupe mafioze. PDK është parti mafioze”, ka thënë Nika në Klan Kosova.

Ai është shprehur i bindur se do ta fitojë garën për të parin e Drenasit.

“Drenasi është vend i demokracisë. Ne mendojmë se si LDK i ofrojmë një program zhvillimor komunës së Drenasit. Nuk e shohim PDK’në si fituese e këtyre zgjedhjeve. Në Drenas po vie ndryshimi”, ka thënë ai.

Ndërkohë që zgjedhjet në komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor.