Lekaj: Shkrimet e mediave serbe ndaj Haradinajt, të ndërlidhura me Mustafën

Aktuale November 30, 2016 - 22:52

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka vlerësuar se "nuk është i rastësishëm sulmi që po ndodhë në të njëjtën kohë kundër Ramush Haradinajt, nga Isa Mustafa dhe mediat serbe".

Lekaj ka thënë në televizionin "Rrokum" se situata në vend është më zi se ajo çka po transmetohet ne media.

Ai ka paralajmëruar edhe për mundësinë e një “hallakame” në Kuvend.

“Situata në Kuvend është më e tensionuar sesa siç pasqyrohet në media”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, për zgjidhjen e krizës institucionale, vendit i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme.