Daçiq: Prishtina po shfaqë nervozizëm

Aktuale December 01, 2016 - 21:17

Beogradi dëshiron që ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, në një mënyrë të statusit neutral, që do të thotë sipas tij, që Prishtina nuk duhet të ta fillojë secilin diskutim me referencë ndaj “gjenocidit” dhe “spastrimit etnik”, që supozohet se janë kryer nga Serbia.

Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Prishtina po shfaqë nervozizëm sepse vazhdimisht po është e pasuksesshme në skenën ndërkombëtare, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për vendimin e tij që të largohet nga Konderenca e Varshavës, aty ku Enver Hoxhaj e fajësoi Serbinë për luftërat në ish-Jugosllavi, Daçiq ka thënë se ai ka pritur për reagimin zyrtarëve të Bashkimit Europian, por ata nuk thanë asgjë rreth kësaj pune.