Ambasada britanike i beson konstatimit të EULEX’it për Deharin

Aktuale December 01, 2016 - 22:55

Ambasadorit britanik në Prishtinë, Ruairi O'Connell, në “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ka folur për rastin e Astrit Deharit, për të cilin tha se beson në atë çfarë ka thënë EULEX-i, por shton se nëse ka një fakt të ri, atëherë duhet të hetohen. Por, shtoi se nuk do të thotë se me kaq duhet të përfundohen hetimet.

“Në këtë rast, është tragjedi në çdo kushte, edhe në këto kushtet që kanë ndodhur, është shumë e rëndë. Për këtë është dashtë të hetohet në mënyrë shumë transparente dhe një kujdes të veçantë. Ne kemi dëgjuar raportet e strukturave  të Kosovës dhe deklaratën e djeshme të EULEX-it, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të ketë hetim më tutje”, tha ai.