Gashi: Bllokimi i kryeministrit, kriminal

Aktuale December 02, 2016 - 19:38

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, e ka cilësuar si akt kriminal, bllokimin që serbët e veriut ia bënë Kryeministrit Isa Mustafa.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Gashi u shpreh se shkuarja e Kryeministrit në Veri është diçka që duhet vlerësuar, dhe se ka ardhur koha që Prishtina të kërkojë nga zyrtarët e qeverisë serbe, të jenë më të disiplinuar.

“Deklaratat e Mustafës dhe Tahirit, në Bruksel dhe pas Brukselit kanë qenë se tash po garantohet lëvizja e lirë e mallrave dhe e njerëzve në tërë territorin e Kosovës”.

“Guximi ose vendimi për të marrë pjesë në një ngjarje në pjesën Veriore të Kosovës është për t’u vlerësuar, ndërsa guximi i serbëve lokalë për të bllokuar kryeministrin të lëvizë lirshëm nëpër Kosovë, është kriminal”.

“Kërkesa e parë që duhet bërë në vazhdimin e dialogut me Serbinë, është disiplinimi i zyrtarëve serbë me deklaratat karshi Kosovës”, ka thënë Gashi.