Me krejt çka mundën serbët e penguan Mustafën të shkojë në Veri (VIDEO)

Aktuale December 02, 2016 - 20:16

Njësia më elitare e policisë zbarkoi kishte zbarkuar në veri.

E këtu në zonën midis Zveçanit e Leposaviqit po e ruan shefin e qeverisë Isa Mustafën, që në rajonin e dominuar nga serbët erdhi goxha me vështirësi.

Në fakt, ceremoninë e inaugurimit të një ure që u financua nga KFOR-i, kryeministri erdhi nga rrugë malore pasi ajo me e shkurta iu ishte bllokuar nga serbët në Rudar.

Këtu te Kryqi i madh, dhjetëra serbë lokalë e bllokuan me krejt çka mundën rrugën që Mustafës t’i pamundësohej kalimi këndej pari.

Por në fakt edhe në vendin ku shefi i qeverisë arriti, veç ishin marrë masa të rrepta sigurie. Derisa fjalimet po vazhdonin situata monitorohej nga njësitet e intervenimit të shpejtë. Veç tyre edhe karabinierët ishin ne gjendje gatishmërie.