Veseli: Në Drenicë dhe për Drenicën ka vetëm fitore

Aktuale December 02, 2016 - 20:29

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së në Drenas, para mijëra qytetarëve ka thënë se me qytetarët e Drenasit është ndjerë sikur në mesin e familjes së tij.

Ai e ka falënderuar çdo qytetar dhe çdo familje të Drenasit për mikpritjen e tyre bujare.

 “Jam shumëilumtur që takova shumë qytetarë, me të cilët isha takuar në rrethanat e vështira, por krenare të luftës çlirimtare.Dhe sikurse atëherë në ditët e vështira tëluftës, edhe tashpërsëri i gjeta të bashkuar, të fortë dhe krenarë me vendin e vet, krenarë me UshtrinëÇlirimtare të Kosovës dhe me përkrahje të palëkundur për Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh Veseli.
 
I pari i PDK-së ka thënë se është ndjerë mirë kur ka dëgjuar nga vetë qytetarët për punën e mirë që ka bërë kryetari NexhatDemaku në drejtimin e komunës.
 
“Qeverisja e Nexhatit u ndërpre padrejtësisht, por sot jemi sërish bashkëpër të dëshmuar se nuk ka forcë që e ndalon Drenicën, që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj për zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.Në Drenicë dhe për Drenicën ka vetëm fitore!”, ka shtuar ai.
 
Lideri i PDK-së theksoi se Drenica ka qenë dhe do të mbetet dëshmia ma e fortë se aty ku fiton Partia Demokratike e Kosovës, aty fiton Kosova, fitojnë qytetarët dhe shteti i Kosovës.
 
“Partia Demokratike e Kosovëssublimon vlerat dhe aspiratën e popullit të Kosovës për prosperitet të lirë dhe demokratik. Ështëparti e çlirimit të Kosovës, parti e ndërtimit të paqes, e ndërtimit të shtetit dhe është parti e zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryetari Veseli.
 
Kreu i PDK-së ka thënë se në këtë sfidë elektorale kemi hyrë pa dëshirë, porse do t’i përgjigjemi dhe do të dalim edhe më të fortë prej saj.
 
“Do të dalim më të fortë prej saj me forcën tuaj, me vullnetin tuaj dhe me bashkimin tonë. Me njëfitore të fuqishme të Partisë Demokratike të Kosovës më 4 dhjetor.Dhe me fitoren e RamizLladrovcit fitojnë të gjithë qytetarët e Drenasit”, ka thënë Veseli.
 
I pari i PDK-së ka thënë se RamizLladrovciështë njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
 
Për kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Veseli ka thënë se është njeri i guximit politik nëçdo kohë dhe njeri i veprimit të vendosurpër Drenasin e zhvilluar, për Drenasin qendër të biznesit, të prodhimit dhetë punësimit tëtë rinjve.
 
“Me Ramizin kryetar, Drenasi do tëketë të hapur çdo adresë qeveritare. Askush në Prishtinë nuk do të mund ta kthej prapa RamizLladrovcin. Projektet e tij zhvillimore për Drenasin do të gjejnë mbështetje të plotë nga unë dhe gjithë qeveria”, ka thënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Drenasi është qendër gjeografike e Kosovës, sipas Veselit, dhe me Partinë Demokratike të Kosovës do të bëhet bosht izhvillimit ekonomik.

“Unë zotohem,sot këtu, para jush, se agjenda e zhvillimit ekonomik do të jete prioriteti im numër një i angazhimit tim në politikë”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se partia është krenare që ka udhëhequr procese shumë të rëndësishme për vendin me kryeministrin më të suksesshëm ndonjëherë,Hashim Thaçin.

Por, sipas tij, në Kosovën tonë ende ka shumë për të bërë.

“Kemi ende prodhim vendor të munguar, kemi pak biznese prodhuese dhe shumë të papunë. Nuk mund të tolerojmë më prodhim vendor kaq të vogël dhe papunësi kaq tëmadhe të të rinjve tanë. Të gjithë bashkë duhet ta luftojmë varfërinë dhe papunësinë.Ashtu siç luftuamsundimin e huajedhe tani do të luftojmëtë gjithë bashkëpër zhvillim ekonomik,siç luftuam në UÇK për liri”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se më 4 dhjetor në Drenas vendoset për kryetarin e ardhshëm të Drenasit, por jo vetëm kaq.

 
“Vendoset edhepër drejtimin që do të marrë e gjithë Kosova dhe vendoset edhe për forcimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka shtuar Veseli.
 
Kreu i PDK-së ka kërkuar që më 4 dhjetor të dëshmohet qytetaria e votës së lirë e demokratike, duke e votuar me festë kandidatin e PDK-së, të ardhur nga familja emblemë e Kosovës, siç është familja e heroit të kombit FehmiLladrovci.
 
Duke kërkuar nga qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje, Veseli ka thënë se 4 dhjetori dhe fitorja e madhe e PDK-së në Drenas do të jetë shembulli më i mirë i përgjigjes për të gjithë.