Gjilan: Nxënësit mbushen me morra (Video)

Aktuale December 05, 2016 - 20:48

Pedikuloza është sëmundje e kokës që shkaktohet nga morrat.

E në Komunën e Gjilanit, mbi 301 fëmijë janë prekur nga ky infeksion.

Kjo është zbuluar gjatë kontrolleve sistematike të nxënësve nëpër shkollat e kësaj komune.

Përhapja e kësaj sëmundje ka shqetësuar drejtuesit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan. /KlanKosova/