Hoxhaj: Drenasi është bastion i PDK-së

Aktuale December 05, 2016 - 21:22

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se përkundër rezultatit të këtyre zgjedhjeve, Drenasi është bastion i PDK-së.

“Këto zgjedhje kanë qenë të jashtëzakonshme dhe si të tilla nuk mund të jenë indikator për rritjen apo rënien e një partie. Drenasi vazhdon të jetë bastion i PDK-së edhe pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

Hoxhaj ka shpjeguar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, i cili ka thënë që ka qenë proces demokratik dhe fer.

Vota dhe balotazhi në Drenas, sipas Hoxhajt është një episod i izoluar i cili nuk mund të përkthehet në rënie apo humbje të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se rezultati i Drenasit, nuk duhet të shihet si trend apo ligjshmëri për Partinë Demokratike në nivel vendi, pasi që kjo nuk pasqyron një gjë të tillë.

Sa i përket bastioneve, në çdo vend të Evropës, partitë politike kanë bastione dhe fitojnë me vite të tëra e dekada sikurse në Gjermani e Austri.