Shtëpia e Bardhë: Trump theu protokollin e politikës së jashtme

Aktuale December 05, 2016 - 21:55

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thyer protokollin e politikave të jashtme, duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Taiwanit, Tsai Ing-wen.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se kanë kontaktuar autoritetet kineze menjëherë pas bisedës telefonike mes presidentit Trump dhe presidentit të Taiwanit, transmeton Express.

Autoritetet shtetërore kanë telefonuar Kinën për ta siguruar se SHBA’ja akoma përkrah politikën e Kinës së Bashkuar dhe nuk përkrahin sovranitetin e Taiwan’it.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se ky institucion nuk e kupton pse Trump realizoi bisedë me presidentin e Taiwanit, por kjo nuk do të ndryshoj qëndrimet politike të SHBA’së.

“Nëse ekipi i presidentit të zgjedhur mban qëndrim tjetër, i lë ata që ta përshkruajnë”, ka shtuar ai.

Të premten, Trump zhvilloi një bisedë telefonike prej dhjetë minutave me presidentin e Taiwanit, dhe sipas Trumpit kjo ishte një bisedë përgëzuese.

“Presidenti i Taiwanit më telefonoi sot për të më uruar fitoren e presidentit. Faleminderit!”, kishte thënë Trump nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Pasi që kjo telefonatë shkaktoi shqetësime për destabilizim të raporteve mes Kinës e SHBA’së, Trump u fajësua për ndryshim të qëndrimit politik të SHBA’së.