Daut Haradinaj i përgjigjet propozimit të Isa Mustafës për matje të territorit

Aktuale December 06, 2016 - 21:38

Dy blloqet pozitë e opozitë vazhdojnë të jenë të ndara për sa i takon demarkacionit me Malin e Zi dhe formave se si duhet t’i ipet epilog kësaj marrëveshje.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo qe e ka kundërshtuar më së shumti marrëveshjen aktuale për demarkacionin thonë se kjo versioni aktual është i papranueshëm dhe se gjithçka duhet të nisë nga pika zero.

Deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj thotë se nuk është në dijeni për ftesën e Mustafës, megjithatë ai thotë se nuk e dinë se për cilin territor duhet matur, për sa kohë qe nuk janë të përcaktuar kufijtë.

“Nëse është fjala për një marrëveshje qe këta e kanë arrit me Malin e Zi, atëherë ne e kemi dhënë qëndrimin tonë që 18 muaj dhe mendojmë qe kjo marrëveshje duhet me u rinegocu si e vetmja forme”, ka thënë Haradinaj për ‘Indeksonline’.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Mustafa të kuptoj se e vetmja rrugë për t’i dhënë pilog këtij procesi është rinegocimi i marrëveshjes.

“Kryeministri duhet të bëjë shkarkimin e ish komisionit shtetëror, i cili e ka humbë kredibilitetin në popull. Sidoqoftë ajo marrëveshje e dëmshme duhet të riengocohet dhe kufiri duhet të kthehet në Qakorr dhe Zhlep”, ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, sot kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se do t’u dërgojë ftesa partive opozitare por edhe shoqërisë civile qe ata të caktojnë ekspertët e tyre për matje të territorit.

Ky propozim i Mustafës nuk është mirëpritur as nga deputetët e LDK-së. Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj kanë thënë ditë më parë për ‘Indeksonline’, se nuk është zgjidhje matja e territorit.