Drenasi tregoi frymë të mirë zgjedhore (Video)

Aktuale December 06, 2016 - 23:18

Procesi zgjedhor në Komunën e Drenasit po konsiderohet si proces i mirë zgjedhor gjatë të cilit nuk janë vërejtur shumë parregullsi.

Vëzhguesit në terren që kanë qenë pjesë e monitorimit dhe kanë përcjellë nga afër këtë proces zgjedhor nuk kanë raportuar për parregullsi të shumta.

Ambasada amerikanë në Kosovë vlerëson se zgjedhjet e së dielën janë mbajtur në një atmosferë pozitive dhe të rregullt.

E, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa thonë se nuk ka pasur dënime për subjektet e tjera politike, përveç PDK-së dhe LDK-së, që u dënuan me nga 1200 euro.

Ata thonë se PZAP-i ka pranuar 2 ankesa në lidhje me atë se është thyer heshtja zgjedhore e të cilat janë refuzuar si të pabazuara.