Dhurata Hoxha: Xhirimet për rastin Dehari nuk janë manipuluar

Aktuale December 27, 2016 - 20:15

Manipulimi i vazhdueshëm i rastit Dehari bëri që ministrja, dhirata Hoxha t’i drejtohet ambasadës britanike për përfshirjen e policisë britanike në rastin Dehari.

Ajo në Rubikon të KTV-së tregoi se këtë e bëri për rritje të transparencës.

“Duke parë që vazhdimisht dyshimet ngriteshin dhe manipulohej me rastin, pa marrë parasyh që unë i dërgova letër ambasadës britanike që unë i kërkova të angazhojnë “Scotland Yard. Për hir të rritjes së transparencës ndonëse kërkesa u refuzua sepse sic thanë ata për shkak të ligjit që e kanë në fuqi nëse një person nuk është shtetas britanik”, ka thënë ajo.

Kurse, për kërkesën që ajo i ka bërë kryeprokurorit për zgjerim të hetimeve, duke i përfshirë në to edhe ekspertët e familjes dhe avokatin e rastit, Tomë Gashi, Hoxha theksoi se e bëri me qëllim që të zbulohet nëse ata kanë të drejtë të vazhdojnë hetimet në atë pistë, në të kundërtën të sanksionohen.

Tutje Hoxha foli edhe për xhirimet e transmetuara. Ajo tha se hetimet kanë treguar që xhirimet nuk janë manipuluar.

“Hetimi shtesë për xhirimet kanë treguar qe xhirrimet nuk janë manipuluar”, përfundoi Hoxha.