Si rrallë herë Berisha poston një histori të dhimbshme: Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta...!

Aktuale December 27, 2016 - 23:26

Në këtë prag festash të fund vitit, të shumta janë ato histori për familje që nuk kanë mundësi për të kaluar një darke ndryshe, me bollëk siç thuhet në gjuhën popullore.

Një nga këto histori të dhimbshme ka treguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha. “Një rast tejet i dhimbshëm! Ja se si vjedh Rama me te mjerët: ne vend te ndihmës mujore ju jep dekoderin pavarësisht se ata nuk kane televizor!! Lexojeni vet historine migjeniane te Fatoses nga Gramshi!”, shkruan Berisha.

Historia

"HISTORIA E TRISHTË E FATOSES, SHKOI PËR TË MARRË SHPËRBLIMIN, I DHANË NJË … DEKODER

Sa u gëzua Fatosja!

Jeton në Gramsh. Është e kërrusur nga jeta me një sëmundje që i ka marrë një pjesë të kujtesës. Në shtëpi e presin 4 persona të cilët i kanë sytë nga asistenca e saj. Burri vuan nga një sëmundje e shtyllës kurrizore e megjithatë detyrohet të dalë e të mbledhë shkarpa për tu ngrohur apo pleh për ta shitur, për të blerë një bukë më shumë.

I thanë të shkojë e të marrë një shpërblim për Vitin e Ri dhe u gëzua shumë. Rrugës mendonte se do të mund të blinte diçka për të shtruar tavolinën e fundvitit. Pak djathë, ca fruta, ndonjë pulë ndoshta që ta bënte me oriz. Mbase edhe 1 ose dy birra. Të festonin njëherë edhe ata.

Kur mbërriti të zyra e asistencës, mbas radhës së gjatë i dhanë një kuti dhe një kartolinë.

– Çfarë është kjo?

– Është dekoder dixhital, Fatose. Të shohësh televizor.

– Po unë nuk kam televizor në shtëpi. Ç’të bëj unë me këtë?

– Po shite, di unë. Ose bli televizor. Hajde gëzuar!

– Gëzuar, gëzuar.

Doli jashtë dhe e pa edhe njëherë kutinë. Pa dikë te rruga dhe e ndaloi.

– Me fal, a do të blesh një kuti? Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta dhe… ndonjë birrë??? Jo nënë, flm!!!Droni.al