Daçiqi: Deklarata e Mustafës, dëshmi e politikës shqiptaromadhe

Aktuale January 13, 2017 - 21:24

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili pas bisedimeve me një delegacion nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka thënë se priti përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore.

Daçiq thotë se kjo deklaratë është provokim i Mustafës, transmeton Telegrafi.

“Kjo është dëshmia më e hapur e politikës shqiptaromadhe që paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon. Pse kanë heshtur tash zyrtarët botërorë dhe evropianë, të cilët këto ditë ishin të angazhuar me kujdesin e tyre për Haradinajn? A do të heshtnin kur dikush nga Beogradi do të thoshte se Banja Lluka është Serbi Perëndimore”, ka thënë ai. “Serbia po angazhohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, por nuk do të mundet më të durojë pafytyrësinë dhe standardet e dyfishta”. /Telegrafi/