Thaçi bën homazhe tek varri i Rugovës

Aktuale January 21, 2017 - 13:35

Sot kur po bëhen 11 vite nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i Rugovës në Velani.

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta”, ka shkrua Thaçi në facebook.

“Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik”.

“Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”.