Ministri i Singaporit shumë i kënaqur që ka mirëpritur homologun kosovar

Aktuale January 23, 2017 - 13:44

Vivian Balakrishnan, ministër i Punëve të Jashtme të Singaporit është shprehur i kënaqur me vizitën që i ka bërë homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Madje gëzimin e tij Balakrishnan e ka dokumentar edhe në llogarinë zyrtare në Facebook ku përshkruan takimin me Hoxhajn, njofton Klan Kosova.

“Shumë i kënaqur me vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Singapor. Kjo është vizita e parë zyrtare nga Kosova prejse vendet tona vendosën marrëdhënie diplomatike muajin e kaluar”, ka shkruar ministri singaporian.

“Kemi bërë diskutime të gjëra për zhvillimet në arenën ndërkombëtare dhe kemi shqyrtuar mundësitë tona të bashkëpunimit. Ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga njeri-tjetri, prandaj shohim tutje drejt bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dy vendeve tona”.