Mogherini takohet me Nikoliqin e Vuçiqin

Aktuale January 24, 2017 - 19:39

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Tëitter.

Mogherini do të takojë të dyja palët, si atë kosovare, dhe atë serbe, ndaras, para se përfaqësuesit më të lartë të të dyja vendeve të ulen për të vazhduar dialogun mes dy vendeve.