Drecun: Të gjithë ish Komandantët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë

Aktuale January 24, 2017 - 22:41

 Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, bashkë me analistin kosovar Nexhmedin Spahiu dhe Kryetarin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, kanë qenë mysafirë në një debat në televizionin publik serb RTS1.

Zëvendëskryeministri Stojanoviq ka pohuar për mediat serbe se serbët po e humbin durimin me pritjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk do të presim edhe shumë. Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, atëherë do të marrim masa vet. Durimit tonë po i vjen fundi”, tha zëvendëskryeministri  Stojanovq për RTS 1.

Ai ka dënuar edhe sulmet ndaj autobusëve me pelegrinë në qytetin e Gjakovës.

Analisti Nexhmedin Spahiu duke folur për krijimin e Asociacionit, ka thënë se “Asociacioni nuk është krijuar pasi që ende nuk janë krijuar kushtet dhe se komunat serbe kanë status të veçantë në Kosovë”.

Ndërsa Milovan Drecun tha se në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale do të dalin të gjithë  udhëheqësit e UÇK-së,  duke përfshirë edhe  Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.

I pyetur nëse e di se kush nga ish udhëheqësit UÇK-së mund të akuzohet nga Gjykata Speciale, Spahiu tha se nuk ka informacione se kush do të shkojë në këtë gjykatë