Gjuriq: Çdo serb së paku një herë në jetë ta vizitojë Kosovën

Aktuale February 24, 2017 - 14:30

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u ka bërë thirrje serbëve në Serbi që ta vizitojnë Kosovën.

Politikani serb ka thënë se, së paku një herë në jetë duhet të vizitohet Kosova nga secili serbë, njofton Tanjug.

Gjuriq u tha serbëve, në një panair turizmi në Serbi, se Kosova është pjesa më e rëndësishme e historisë së Serbisë dhe kulturës së këtij shteti, njofton Klan Kosova.

Madje, sipas Gjurigj, nëse bashkështetasit e tij e vizitojnë Kosovën më shumë, do ta rrisin edhe solidaritetin mes vete.