Kështu do të duken super ushtarët e Serbisë!

Aktuale March 22, 2017 - 13:15

Gazeta serbe “Blic” në numrin e sotëm shkruan se forcat e reagimit të shpejtë do të furnizohen me me pajisje supermoderne ushtarake nga jashtë, përkatësisht me optikën më moderne për luftë gjatë natës, pushkë me sistemin e natës, transmeton portali “Zeri.info”.

Poashtu, sipas kësaj gazete, këto forca do t’i shfrytëzojnë edhe pushkët më moderne që i prodhon fabrika e armatimit “Zastava”. Përndryshe, derisa forcat ushtarake serbe po vazhdojnë të armatosen “deri në dhëmbë”, duke përfshirë armatimin më modern, Serbia po e kundërshton ashpër formimin e ushtrisë së Kosovës. Edhe aleatët strategjik NATO dhe SHBA janë kundër shndërrimit të FSK-së në ushtri pa ndryshime kushtetuese.

Gazeta “Zëri” në numrin e sotëm ka raportuar se pas zgjedhjeve presidenciale në Serbisë, të cilat do të mbahen më 2 prill 2017, do të procedohet në Kuvend projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri. /Zëri/

Lexo edhe: Ushtria votohet pas zgjedhjeve në Serbi