Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, kallëzim penal ndaj Qeverisë e AKP-së

Aktuale March 22, 2017 - 14:30
Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave nga Ferizaj, kanë bërë kallëzim penal personave përgjegjës për borxhin milionësh që u kanë mbetur atyre.

Padia është ngritur tek Prokuroria e Shtetit e sipas ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave, përgjegjës për këtë gjendje janë Qeveria e Kosovës  në krye me Isa Mustafën dhe anëtarët e bordit të AKP-së në krye me Petrit Gashi, njofton Klan Kosova.

Avokati Haxhi Millaku ka thënë se kemi bërë kallxim penal sepse kemi material të bollshëm dhe tani do të presim që drejtësia të thotë fjalën.

Sipas raportimeve rreth 900 punëtorëve u kanë borxh mbi 2milion euro.