Thaçi: Kosova solidarizohet me familjet e viktimave në Londër

Aktuale March 22, 2017 - 19:15

 

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova solidarizohet me familjet e viktimave nga sulmet në Londër, njofton Klan Kosova.

“Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist në Londër”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore”.

Nga këto sulme që po dyshohen si terroriste kanë mbetur të vdekur katër persona dhe 20-të të tjerë janë lënduar.