Hulumtimi: Në Kosovë 63.4% e fëmijëve janë të trishtuar

Aktuale March 22, 2017 - 19:17

 

Një hulumtim i bërë nga organizata ”Zëri Ynë” e cila është pjesë e Save the Children, rezulton se në Kosovë 63.4% e fëmijëve ndjehen pa disponim dhe të trishtuar për një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu hulumtimi tregon se 32.9% e fëmijëve kanë qenë subjekt i bullying-ut (talljes); teksa 4 nga 5 të fëmijëve shqetësohen për notat e tyre.

Ndërkaq 41.7% e fëmijëve nuk dinë ku të lajmërojnë dhunën apo keqtrajtimin, njofton Klan Kosova.

Ky hulumtim i përket kërkimeve të fëmijëve në Kosovë për vitin 2016.