Zv.kryeministri Kelmendi priti shefin e Misionit të OSBE- së në Kosovë

Aktuale March 24, 2017 - 18:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi falënderoi ambasadorin Jan Braathu për rolin e OSBE-së dhe misionin e saj, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e përkrahjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kelmendi propozoi që në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe OSBE-në të ndërmerret iniciativa për organizimin e një takimi me bizneset e komuniteteve jo shumicë për një zhvillim dhe rritje të mirëqenies sociale ndërmjet komuniteteve.

Ambasadori Braathu përshëndeti këtë iniciativë duke ofruar përkrahjen e OSBE-së dhe duke theksuar nevojën që komunitet të bashkëpunojnë jo vetëm nga sfera e kulturës dhe administratës, por edhe nga sfera e biznesit, si pjesë integruese e shoqërisë dhe zhvillimit në Republikën e Kosovës.