Ahmeti: Vendimi i NATO-s përket edhe me rezistencën heroike në Gllogjan

Aktuale March 24, 2017 - 20:00

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se më 24 mars të vitit 1999, aleatët perëndimor iu bashkëngjitën përpjekjeve për ta ndalur gjenocidin në Kosovë të shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit, transmeton “Zeri.info”.

Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, po ashtu ka shkruar se vendimi i aleancës veri-atlantike, për bombardimin e caqeve ushtarake e policore serbe nga NATO dhe ndërhyrje për ta ndal spastrimin etnik në Kosovë përket edhe rezistencën heroike të djemve tanë në Gllogjan.

Postimi i plotë i Ahmetit:
 

Më 24 mars 1999, aleatët tanë perëndimor iu bashkëngjitën përpjekjeve tins për ta ndal gjenocidin në Kosovë të shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit.

Vendimi i Aleancës Veri - Atlantike për bombardimin e caqeve ushtarake e policore serbe nga NATO dhe ndërhyrje për ta ndal spastrimin etnik në Kosovë përket edhe rezistencën heroike të djemve tanë në Gllogjan.

Sot shprehim respekt të thellë për botën perëndimore dhe njëkohësisht përkujtojmë gjithë ata ushtarë të UÇK-së që flijuan jetën të gatshëm për atdhe sepse lufta e nisur nga ne solli intervenimin e NATO-s.

Aleatët tanë nuk dhanë vetëm kontribut për lirinë e Kosovës, por edhe trasuan rrugën drejtë integrimit tonë në Perëndim.

Jemi përjetësisht mirënjohës miqve tanë. E vetmja rrugë e shqiptarëve është Aleanca me Perëndimin!