Zyrtari i lartë amerikan s’takohet me Thaçin

Aktuale March 28, 2017 - 10:41

 

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee do ta vizitojë sot Kosovën.

Por gjatë qëndrimit në vendin tonë, Yee do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ministren për Dialog, Edita Tahiri.

Por ai nuk do të takohet edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Zyrtari i lartë amerikan do të takohet edhe me zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Srpska Lista” Slavko Simiq.

Deri tani është bërë e ditur vetëm agjenda e Yee por jo edhe temat të cilat do të diskutohen