Vuçiq anulon vizitën në Kosovë

Aktuale March 28, 2017 - 19:04

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të vijë në Kosovë, në kuadër të fushatës parazgjedhore për president të Serbisë.

Anulimin e vizitës së paraparë për të mërkurën në Leposaviq, kryeministri serb thotë ta ketë bërë, për shkak se nuk pranon kushtëzimet që ia ka bërë Qeveria e Kosovës.

“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiq, pë televizionin shtetëror serb “RTS”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë.