Serbia falënderon Spanjën që s’e njeh Kosovën

Aktuale April 05, 2017 - 23:02

Serbia dhe Spanja kanë shënuar 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq theksoi mirënjohjen e Spanjës për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Serbisë në rrugën e integrimit në BE, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net

Në ceremoninë për të shënuar 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve e cila u mbajt në Arkivat e Serbisë, Daçiq ka thënë se Serbia me Spanjën do të vazhdojnë t’i promovojnë marrëdhëniet e ngushta në të gjitha fushat.

Në veçanti Daçiq theksoi mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Spanjës në pozicionin parimor të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe u shpreh thellësisht i bindur se një gjë e tillë do të vazhdoj të mbes kështu.

Kujtojmë se Daçiq nuk heziton  së falënderuari këtë shtet kur është fjala për Kosovën.