Osmani: Në KP të LDK-së nuk iu dha fjala zërave kundërshtues (Video)
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, tha se nuk i është dhënë fjala sot në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, ku u diskutua për zgjedhjet lokale, Demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.
Ndërsa sa i përket çështjes së demarkacionit ajo tha se kishte diskutime pro dhe kundër, dhe se sipas saj mandati i deputetit mbrohet me kushtetutë dhe nuk ka asnjë organ as partiak e as tjetër që mundet me iu imponu deputetëve të votojnë ndryshe. E pyetur rreth arsyeve pse asaj dhe disa anëtarëve të tjerë nuk u është dhënë fjala, ajo tha se si duket nuk u pëlqente kahja që merrnin diskutimet.
Po ashtu Osmani tha se edhe pse kishte një numër të anëtarëve të LDK-së që e kërkuan fjalën, nuk iu dha fjala, sepse diskutimet u ndërprenë në gjysmë nga anëtarët e Këshillit të përgjithshëm./Zeri/.
Kjo është deklarata e plotë: