Lufta për kryetarllëkun e Listës Serbe (VIDEO)

Aktuale April 14, 2017 - 22:03

Aleksander Jabllanoviq u  rikthye në skenën politike të Kosovës.

Ish-ministri në  Qeverinë së Isa Mustafës, i shkarkuar pas protestave masive për shkak të deklaratave të tij kundërthënëse, tani do të jetë më i pranishëm në Prishtinë.

Rikthimi i tij  nisi kur me 3 prill Jabllanoviq shkoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të njoftuar se përmes procedurave do të kthehet në krye të Listës serbe.

Kjo bëri që politikanët serbë në Kosovë  të ndahen keq mes vete, e të nisin luftë politike, njofton Klan Kosova.

Në njërin krah, ata që e duan kryetar Jablanoviqin, e në tjetrin ata që janë pro deputetit Slavko Simiq, i cili po ashtu pretendon që përmes dokumenteve të dorëzuar në KQZ, e meriton kryetarllëkun e  Listës.